Sot patëm një takim jo formal me Komisionin për Licencim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i drejtuar nga Kryesuesi Fidan Shatri.
Takimi kishte si qëllim diskutimin rreth procedurave për licencimin e Federatës për Rowing të Kosovës.
Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Rowingut në vend dhe një mundësi për të forcuar infrastrukturën dhe mundësitë për sportistët e këtij sporti.
Falënderojmë Komisionin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!



